Belshi turistik, aty ku 84 liqenet të mirëpresin me zambak dhe peshq


Belshi, qyteza e zonës së Dumresë që gëlon nga 84 liqene karstike nuk është gati për turizëm të mirëfilltë. Si edhe Bysheku, zona penalizohet nga mungesa e rrugës dhe e shtëpive të pushimit apo bujtinat që presin turistë. 
Njihet si qyteza e 84 liqeneve karstike e per bukurine ujore qe i ka falur Belshit ne zonen e Dumrese ne Elbasan. Ndonese per turizem te mirefillte Belshi edhe kete sezon nuk eshte gati, pasi ai mund te jete i pershtatshem per turizem ditor. Edhe pse i tillë, Belshi fal shume per vizitoret vendas dhe te huaj. Por Belshi ndonëse ka njohur vëmendje nga turistët, nuk ka mundur t'i shpëtojë dorës së harresës së investimeve Problem edhe per kete pikë turistike të Elbasanit, ashtu si edhe Bysheku, mbetet rruga. Aksi Cerrik- Belsh eshte degraduar plotesisht. Nga përfaqësues biznesesh të zonës, cilësohet vështirë të flasësh për turizem, pasi Belshi nuk ka as shtepi pushimi e hotele private dhe për pasojë duke mos patur kapacitet pritës, frenohet turizmi. Pëllumb Paja, pronar i një restoranti tregon për gatimet tradicionale të kësaj zone, që preferohen më së shumti prej vizitorëve. Liqenet e Belshit, me një bukuri të rrallë si, ai i Seferanit, Merhojes, Cestijes, Degës, me një florë të pasur si, zambaku i bardhë, zambaku i verdhë etj, kanë tërhequr vëmendjen e vizitorëve vendas dhe të huaj. Gjithashtu fauna e liqeneve është e pasur me peshq të llojeve të ndryshme, siç janë krapi, karasi, ballgjëri, amuri, etj. Në disa prej 48 liqeneve karstike ka dhe ngjala, të cilat janë specie endogjene. Kjo zonë e Dumresë tashme pret investitorët që të rizgjohet dhe liqenet e saj të kristaltë të mos flenë në qetësinë e tyre shekullore. Ato janë një dhuratë e mrekullueshme e natyrës, që presin tashmë dorën e njeriut për t'u kthyer në një park gjigand turistik të preferuar e të lakmuar, jo vetëm nga vendasit, por dhe të huajt.












Older Posts
Newer Posts

Post a Comment

Ads Single Post 4