Belsh
Histori
lajme
Familja Zena në Belsh shpëtoi jetën e 30 amerikanëve në 1943-in
Anëtarë të Gardës Kombëtare Ajrore të Nju Xhersit dhe të Forcave Ajrore të SHBA në Evropë vizituan Belshin javën e kaluar për t’i përcjellë nderimet e tyre familjes Zena.
Familja Zena shpëtoi jetën e 30 amerikanëve (13 mjekë, 13 infermiere dhe katër anëtarë të ekuipazhit të fluturimit) pasi avioni i tyre u rrëzua në Shqipëri në vitin 1943.
Familja Zena, së bashku me familje të tjera shqiptare, i mbrojti amerikanët dhe në fund ndihmoi për shpëtimin e tyre pas muajsh fshehjeje gjatë pushtimit nazist.
Javën e kaluar, Garda Kombëtare Ajrore e Nju Xhersit dhe mjekët e personeli i Forcave Ajrore të SHBA në Evropë i dhanë certifikata familjes për aktin e tyre vetëmohues të ndihmës dhe vendosën një kurorë me lule në varret e pjesëtarëve të familjes që kanë ndërruar jetë.
Kategori
Belsh
Post a Comment