Rrënojat e 'termave romake' në Belsh! Arkeologët zbarkojnë në terren, nis ekspedita dhe gërmimet

Më 31 Maj 2022, 9 arkeologë dhe restaurues do të nisin ekspeditën në Belsh për zbulimin e një vendbanimi historik dhe termave romake. Report Tv ka siguruar projektin e gërmimeve që do të nisin nën drejtimin e arkelologut Mariglen Meshini i cili ishte i pari që zyrtarisht identifikoi vlerat historike të termave pas kronikës së transmetuar në Report Tv. Ekspedita financohet nga Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Belshit. 

Më 13 Korrik 2020 këshilli kombëtar i trashëgimisë kulturore vendosi nisjen e gërmimeve dhe shpalljen e zonës si hapësirë arkeologjike. ReportTv ka mësuar se në këtë ekspeditë do të përfshihen edhe 20 studentë të fakultetit të arkeologjisë të cilët do të kryejnë praktikën. Ky zyrtarizim i zonës historike të “termave romake” në fshatin Rrasë të Belshit erdhi pas promovimit që gazetari Arsen Rusta i bëri zbulimit të banorëve dhe kërkesës drejtuar institucioneve për të vlersuar këtë zbulim si pasuri kombëtare. 

Drejtuesi i ekspeditës do të jetë Mariglen Meshini ndërsa arkeologu dhe arkeologët e restauruesit do të jenë: Arjola Porja; Rigert Çako; Blerina Toçi; Kiara Xhelili; Klejdi Zguro; Mirela Jano Ela Miziri; Rudina Papavasili. 

Vetëm 3 km larg qytetit të Belshit në fshatin Rrasë ky vendbanim në të cilin veç rrënojave të një ndërtese romake termë e shekullit të dytë ka dhe praninë e eshtrave të lashta. E pikërisht këto eshtra faktojnë se në këtë zonë ka pasur jetesë të hershme dhe qytetërim. Nga matjet e arkeologëve sipërfaqja e këtij zbulimi arrin në 1000 m2 ndërsa çka dyshohet se është ende e pazbuluar është në përmasa më të mëdha. Për kreun e bashkisë Belsh zotin Arif Tafani ky zbulim do të shtojë asetet turistike të këtij qyteti. 

Report Tv ishte media e parë që filmoi këto rrënoja e me pas Instituti i Arkeologjisë shfaqi interes për të nisur një ekspeditë. Nga punimi i tokës nga banorët e zonës ky zbulim arkeologjik pritet të sjellë një interes për turizmin historik e arkeologjik. Belshi njihet edhe për vendbanimin ilir të zbuluar nga arkeologët Hasan e Neritan Ceka.
Older Posts
Newer Posts

Post a Comment

Ads Single Post 4