Berisha takim me fermerët në Belsh: Duhen subvencione! Toka jonë është e bekuar

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, po mban sot një takim me fermerët në Belsh. 

Ai u shpreh se është e nevojshme që qeveria të subvencionojë fermerët në mënyrë që të përballohen kostot dhe prodhimi të jetë në përputhje me standardet. 


“Këto nuk vijnë nga mosdija. Vijnë nga mungesa e përgjegjësisë por edhe e ndjenjave ndaj jush sepse ai që e di çdo të thotë i ftohti, nuk sillet kështu, por mendon se si tu ndihmojë sepse ndihma juaj kthehet në mirësi jo vetëm për ju por për ekonominë e vendit, shoqëri, ushqimin e shoqërisë, në mëkëmbje të vendit. 


Kjo nuk ekziston këtu. 

Nëse ashtu siç ju e përmendët, ishin vetëm fillimet, ne u morëm me të gjithë mundësitë tona për të krijuar infrastrukturën e duhur për ju. Subvencionet duheshin shumëfishuar. Por qeveria duhet të subvencionojë të gjitha prodhimet. Qeveria nuk bën shpikje apo bamirësi. Bën atë që bën çdo qeveri përreth, duke nisur nga bimët, perimet, dhitë, delet, i subvencionon. 

Po pse? Që të përballoni koston dhe ju të fitoni të prodhoni në përputhje me standardet. T’ju them diçka, një shkrimtar francez në fund të shek. 19 udhëtoi në perandorinë otomane. Shkroi se gjeti ushqim të shijshëm. prodhimet tona janë të shijshme, kemi toke pjellore të bekuar”, tha ai. 


“Puna e fermerëve, djersa juaj është në rrezik, prodhimet tuaja janë në rrezik. E vërtetë shumë e dhimbshme. Ka një prapakthehu të madh, të frikshëm në sektorin e bujqësisë, i cili si i vetëm, si i tillë, tejkalon çdo sektor tjetër në kontributin e tij në prodhim, por edhe në punësim e mirëqenie të familjeve shqiptare. Vetëm nga vjet dhe deri këtë vit janë 39 mijë tonë qumësht më pak të prodhuar. Statistikë zyrtare kjo. Në 4 vite janë 180 kokë lopë më pak sesa ishin katër vite më parë”, u shpreh Berisha në fjalën e tij. 

“Të gjitha eksportet, statistikat reale tregojnë për një rënie të madhe të eksporteve bujqësore. Po sipas statistikave të qeverisë, ka një rritje 250 % të importeve nga Serbia. Ka një përçmim të paimagjinueshëm të punës, të mundësive, të potencialeve tuaja. Si bëhet kjo? Si e bën qeveria këtë? Qeveria e bën me një sistem fiskal i cili shkelmon mbi të drejtat tuaja ligjore. Zero TVSH në blerje, 20 % në shitje. Me pothuajse asgjësimin e subvencioneve, ose subvencione me pikatore. Si ua bën? Ua bën me një qëndrim armiqësor ndaj eksportuesve. Eksportuesit janë agjentët kryesorë të nxitjes së prodhimit bujqësor. Ju gjithçka e blini me TVSH”, tha Berisha.


“Prodhimet tuaja nuk u kthejnë TVSH-në. Ka një qëndrim të tillë dëmtues mbi prodhimet tuaja. Si mund të pranojë qeveria që pretendon se ka një kujdes për fermën dhe prodhimin që dengu i barit të shkojë me atë çmim sa fermerit nuk i leverdis të mbajë lopën, sepse çmimi i qumështit është i paleverdisshëm”, u shpreh Berisha.
Older Posts
Newer Posts

Post a Comment

Ads Single Post 4