Mali i Gradishtes në Belsh


Gjëndet në Dumre, në juglindje të Belshit të rrethit të Elbasanit. Përfaqëson një mbetje të veprimtarisë karstike në gjipset e permianit të sipërmë - triasi i poshtëm. 

Me lartësinë e tij prej rreth 350 m dominon gjithë zonën përreth. Shkëmbi është i rrethuar nga shumë forma karstike, veçanërisht uvala e fusha. Ka shpate të thepisura dhe kreshtë të sheshtë, në të cilën ka mbetje arkeologjike, që tregojnë për egzistencën e një vendbanimi prehistorik, ndaj dhe banorët e kanë emëruar Gradishtë. Ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, arkelogjike), didaktike, ekologjike dhe kulturore. Vizitohet, duke marrë rrugën Elbasan - Belsh – Gradishtë
Older Posts
Newer Posts

Post a Comment

Ads Single Post 4