Belsh, model i ri i ekoturizmit pranë liqenit të Marinës


Belshi, një pikë turistike pranë qytetit të Elbasanit, mund të vizitohet në çdo stinë. Pranë liqenit të Marinës, në Belsh po ndërtohen 7 shtëpiza druri dhe një ambient shërbimi restorant. Shtëpizat kanë një dizajn minimal alpin, të cilat integrohen shumë mirë edhe në territorin përreth liqenit të Marinës.

Materialet e përdorura për ndërtimin e këtyre shtëpizave, janë materiale drusore ekologjike, të cilat e bëjnë impaktin e ndërhyrjes në natyrë akoma edhe me minimal për të mos cenuar ekosistemin e zonës.

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga drejtuesi politik i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri dhe ministrja e Shëndetësisë, Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu inspektuan nga afër punimet që po kryhen.

“Me financimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit po merr formë një tjetër model i ri i ekoturizmit, pranë një prej liqeneve të magjishëm të zonës, e cila nga një ferr rrënojash e plehrash, prej ku të gjithë vetëm iknin, po kthehet në një prej destinacioneve më tërheqëse turistike të Shqipërisë rurale”, – tha Rama.

Kryebashkiaku i Belshit, Arif Tafani tha se “ky investim ka ngjallur interes për zhvillimin e zonës. Pylli është privat dhe janë ofruar sipërmarrje për zhvillim. Projekti nuk ka mbaruar është në punë e sipër dhe do ketë dy mole”.

Ai shtoi se janë planifikuar të ketë edhe varka elektrike, biçikleta uji, motorra. “Kemi projekt me zviceranët dhe për një minibus elektrik për turistët”, theksoi ai.

Projektet e “Rilindjes Urbane” kanë transformuar Belshin, ku vitet e fundit janë ndërtuar edhe strukturat e para të agroturizmit, duke i dhënë zhvillim zonës.

85 liqenet karstike të Belshit i vizitojnë veçanërisht turistët e huaj, por vitet e fundit me transformimin që i është bërë kësaj zone me bukuri të jashtëzakonshme natyrore, fluksi i vizitorëve po shtohet edhe me qytetarë shqiptarë, sidomos nga Tirana dhe Durrësi./k.s/j.p/

The post Belsh, model i ri i ekoturizmit pranë liqenit të Marinës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Older Posts
Newer Posts

Post a Comment

Ads Single Post 4