Belshi destinacioni i fundjaves

Belshi vijon të mbetet nja nga destinacionet e preferuara të turistëve . Shëtitorja e re buzë liqenit dhe pista në ujë, si dhe rikonstruksioni i qendrës, i dhanë gjallëri qytetit ndërkohë që fundjavat e gjejnë Belshin të mbushur me turistë nga zona të ndryshme të vendit. 

Me një pamje të veçantë, florë dhe faunë të larmishme, liqeni i Belshit është një nga më të mëdhenjtë prej atyre të Dumresë, me sipërfaqe rreth 26,8 hektarë. Teksa kanë filluar ditët e nxehta të verës në këtë qytet nuk kanë munguar edhe vizitorët të cilët shprehen të kënaqur me atë që gjejnë në këtë qytet. 

Specialisti i turizmit në Bashkinë e Belshit fton qytetarët që ta zgjedhin si destinacion për fundjavën. 

Veç qytetit turistët kanë mundësi që të vizitojnë edhe bujtinat e ndodhura në fshatrat e Belshit ku më të spikaturat ndodhen në fshatin Seferan,destinacion ky I cili dita ditës po kthehet në të preferuarin e vizitorëve.

Older Posts
Newer Posts

Post a Comment

Ads Single Post 4