Aktualitet
lajme
Për të pestin vit organizohet Festa e Belshit, mis 'Afërdita' 2021 shpallet Antia Hysi
Në qytetin e bukur të Belshit, buzë liqenit të Seferanit u organizua festa në nder të hyjneshës së dashurisë dhe bukurisë Afërdita.
Ky spektakël dhuroi për banorët e zonës dhe vizitorët lojëra, këngë, valle, recitime, aktrim por edhe sfilatë, ku vendin e parë të Mis Afërdita 2021 e fitoi Antia Hysa.
“Ndihem e emocionuar, pasi nuk prisja pasi aty kishte vajza edhe më të bukura”, tha fituesja e Mis Belshit.
Organizatorët shprehen se ky aktivitet ka për qëllim promovimin e zonës.
“Është një nga pesë festat lokale që ne ja kemi bashkangjitur paketës turistike të Belshit. Sot rifillojmë pas një viti mungese”, u shpreh Arif Tafani, Kryetar i Bashkisë Belsh.
“Ishte një kohë e vështirë për kulturën tonë. Shyqyr ja arritëm kësaj dite që vajzat të dilnin në vendin e tyre”, tregoi koreografi, Krenar Korça.
“Festa e Afërditës organizohet për herë të pestë. Organizohet në nder të perëndeshës Afërditë”, përfundoi përgjegjësi i Kulturës Belsh, Rigers Plaka.
Festa e Afërditës organizohet në Belsh për të pestin vit. Ndërsa pjesëmarrës në spektakël ishin dhe këngëtarët e mirënjohur Bruno dhe Klajdi Hajruni.
Kategori
Aktualitet
Post a Comment