49-vjeçari nga Dragoti, Belsh qëllon me armë zjarri, Policia e arreston

Një 49-vjeçar në Belsh ka qëlluar me armë zjarri në ajër, duke u arrestuar nga Policia e Shtetit. Bëhet fjalë për personin me inicialet L.B. në Dragot, Belsh, i cili në momentin që është vënë në prangat e Policisë së Shtetit, është shprehur se ka qëlluar me armë në ajër “për qejf”. Sipas tij, arma e zjarrit ishte e të atit të tij dhe se e kishte me leje. Ndër të tjera, thuhet se është sekuestruar edhe arma.  



Procedohen penalisht 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasit: -Q. M., 18 vjeç, banues në Skrapar, pasi ka tentuar të blejë një produkt, me një kartëmonedhë të dyshuar të falsifikuar, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale; B. K., 43 vjeç, banues në lagjen “Vullnetari”, Elbasan, për veprat penale “Punësimi i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Moslëshimi i kuptonit tatimor”, pasi ushtronte aktivitetin në lokalin e tij, pa kasë fiskale, si dhe kishte një punëtor të pasiguruar. -



Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimit referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasit: -L. B., 49 vjeç, banues në fshatin Dragot, Belsh, pasi në qendër të fshatit Dragot, ka qëlluar në ajër, me një armë gjahu, të cilën e kishte me leje babai i tij, shtetasi B. B. Në cilësinë provës materiale u sekuestrua arma e gjahut; -D. Ç., 36 vjeç, banues në fshatin Funarës, Librazhd, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij; -F. B., 19 vjeç, banues në Gramsh, për veprën penale “Kanosja”, pasi ka kanosur për motive të dobëta, shtetasin G. Ç., me një pistoletë lodër, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale; -E. H., 30 vjeçe, banuese në lagjen “5 Maji”, Elbasan, për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, pasi ka kryer veprime në kundërshtim me vendimet e Gjykatës, ndaj shtetases L. Sh., e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme. /dosja.al
Older Posts
Newer Posts

Post a Comment

Ads Single Post 4