Histori
Kulture
Turizem
Festa e Aferditës në Belsh
Festa e Aferdites ne Belsh, një festë kjo e organizuar Bashkia e Belshit në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit Tregtisë dhe Sipërmarrjes, dhe “Tourism Investment and Financial Fund” mbështetur nga SIDA dhe USAID per her te par dhe që synon të kthehet në event të përvitshëm dhe të tërheqë sa më shumë turistë.
Dikur (në lashtësi) faltorja e Afërditës ndodhej jo larg liqenit të Seferanit, në të cilin hidheshin enë, terrakota si dhurata për perëndinë në ushtrimin e kultit të saj. Qeramika me kokën e Afërditës zinte vend të veçantë në kultin e banorëve të qytetit ilir të Belshit. Afërdita ilire e periudhës helenistike të është e njohur jo vetëm brenda vendit por edhe jashtë tij. Në liqenin e Seferanit është ndërtuar rruga dhe një amfiteatër i vogël dhe në sheshin përballë amfiteatrit tashmë qëndron vetë bukuria mbi tokë, perëndesha Afërditë.Statuja e Afërditës ose sikurse i thonë vendasit Perëndesha e Dashurisë është kthyer në një tempull për vendasit. Sipas z.Arif Tafani, Kryetari i bashkisë së Belshit vendosja e statujës së Aferditës në këtë vend është mjaft interesante.
Festa e Aferdites ne Belsh, ose Dashurisë, të zhvillohet çdo vit në Belsh dhe do të bëhet një ditë e qëndrueshme, ku të kenë mundësi të vijnë turistë nga i gjithë vendi.Një vlerë e shtuar për rajonin është edhe projekti i përuruar vite më parë i Rrugës së Biçikletave rreth Liqenit Seferan, një projekt i bashkë-financuar nga MZHETTS, USAID, Ambasada Suedeze dhe Ministria e Zhvillimit Urban. Këto projekte i japin më shumë vëmendje, më shumë promovim zonës së Dumresë, për ta kthyer atë në një atraksion turistik. Pjesë e promovimit te bukurive natyrore të Dumresë gjatë kësaj vere ishte edhe organizimi i një ekspozite nga Instituti i Librit dhe Promocionit ‘Dumreja ne Telajo’ me kolonitë e piktoreve të ndryshëm që vizituan zonën dhe krijuan pikturat e tyre me bukuritë e zonës së Dumresë. Buzë liqenit të Belshit zhvillohen gjithnjë e me shume koncerte ku ftohen artistë të njohur të muzikës popullore dhe ansamble vallesh të zonës së Dumresë. Vitin e ardhshëm do të mbahet edhe Festivali Ndërkombëtar i Balonave i cili do të mund të shërbejë gjithashtu për promovimin e turizmit të kësaj zone.
Kategori
Histori
Post a Comment