Belshi sot pret vizitorë e turistë dimër e verë

Belshi është kthyer në një ndër destinacionet më të vizituara nga turistët vendas e të huaj. Kryeministri Edi Rama, ndërsa ndodhej sot në Belsh, takoi disa vizitorë nga Kosova. 

“Belshi ku deri dje s’kishte asgjë as për njerëzit e vet, sot pret vizitorë e turistë dimër e verë”, tha Rama në një postim në rrjetet sociale. Rama bisedoi me një qytetar nga Ferizaj, i cili tha se “ma kishin sugjeruar, më thanë se është vend i bukur dhe erdha ta vizitoj. 


Por vërtet që qenka i bukur”. “Nëse ka ndonjë politikan evropian këtu në Ballkan që mbart vlera evropiane ju jeni një prej tyre”, iu drejtua Kryeministrit Rama qytetari nga Ferizaj. Më tej Rama tha se “Belshi është shumë i bukur, por do të bëhet akoma më i bukur”. 


 Brenda një viti në Belsh vijnë 150 mijë vizitorë e turistë. 85 liqenet karstike të zonës së Dumresë, ku ndodhet edhe Belshi, i vizitojnë veçanërisht turistët e huaj, por vitet e fundit me transformimin që i është bërë kësaj zone me bukuri të jashtëzakonshme natyrore, fluksi i vizitorëve po shtohet edhe me vizitorë vendas. 

Older Posts
Newer Posts

Post a Comment

Ads Single Post 4