Gati tregu i ri në Belsh, garanton shitjen e produkteve të Dumresë

Fermerët në Blesh kanë tashmë tregun e ri, ku mund të tregtojnë produktet e tyre. 

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga ky treg, i cili krijon hapësira të nevojshme për fermerët dhe konsumatorët. 

Rama theksoi se “tregu i ri në Belsh është gati për fermerët”. “Politikat mbështetëse të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural përmes krijimit të grupeve të ndërveprimit vendor do i japin një hov zhvillimit të agrobiznesit duke garantuar shitjen e produkteve që ofron zona e Dumresë”, theksoi Rama Tregu do të jetë një shembull dhe një pikë takimi e fermerëve, përpunuesve dhe tregtarëve me konsumatorin. 

Brenda tregut lëvizja do të jetë vetëm këmbësore duke synuar krijimin e një tregu me një nivel të lartë të ndërveprimit social, të lirë nga makinat si dhe reduktimin në maksimum të sipërfaqeve të zëna nga elementët e infrastrukturës duke e vënë theksin në integrimin e tij me natyrën përreth. 

Tregu ndodhet përgjatë rrugës nacionale Belsh-Berat, në një distancë prej 3 km nga qyteti i Belshit. Ai ndodhet pranë dy elementeve të rëndësishëm të natyrës siç janë ‘Liqeni i Rrumbullakët’ dhe ‘Liqeni i Merhojës’.



Older Posts
Newer Posts

Post a Comment

Ads Single Post 4